standarde

standarde

Ka shumė pėrkufizime pėr termin "standard", njė nga ato mund tė jetė: Njė dokument i vendosur me konsensus dhe i miratuar nga njė institucion i pranuar nga tė gjithė, qė nxjerr rregulla dhe udhėzime pėr pėrdorim tė pėrbashkėt dhe afatgjatė, me synim arritjen e suksesit maksimal pėr njė objektiv tė caktuar.

Standardet përgjithësisht të njohura nga komuniteti evropian për shërbimet në fushën e certifikimit elektronik jane përcaktuar nga ETSI dhe CEN. Sipas kategorisë këto vijojnë si më poshtë :
- Parimet organizative dhe operacionale të OSHC të jenë konform specifikimeve të dokumentit ETSI TS 101 456;

- Përdorimi i vulave kohore të jetë konform specifikimeve të dokumentit ETSI TS 102 023;

- Auditet e brendshme të kryhen sipas kërkesave të standardit ISO/IEC 27001;

- Menaxhimi i çelësave të OSHC të jetë konform me specifikimet e ETSI TS 101 456 Kapitulli 7.2;

- Gjenerimi i çelësave nga OSHC të jetë konform kërkesave të përcaktuara në dokumentin FIPS 140-1 ose FIPS 140-2 dhe kërkesave të përcaktuara në dokumentin CWA 14167-3 dhe në të njëjtën kohë të ketë të paktën nivelin e sigurisë EAL 3 sipas standardit ISO/ IEC 15408 ose të jetë vlerësuar në nivelin E2 të dokumentit ITSEC. OSHC duhet t'i sigurojë përdoruesit e certifikatës se, pajisjet e krijimit të nënshkrimeve të sigurta janë konform kërkesave të përcaktuara nga dokumenti CWA 14169 ose FIPS 140-1;

- Operimi i pajisjes së krijimit të nënshkrimit duhet ndërmarrë sipas direktivave të përcaktuara në Annex A të ISO/IEC 27001;
- Formati dhe fushat e përmbajtura në certifikatë të jenë në përputhje me dokumentin RFC 3280;
- Sistemi i vulave kohore, të jetë  në përputhje me dokumentin ETSI TS 102 023;
- Sistemi i vulave kohore duhet të lëshojë vula kohore në përputhje me dokumentin ETSI 101 861;

- OSHC të sigurohet që pajisjet e krijimit të sigurt të nënshkrimeve të plotësojnë për të gjitha kërkesat e cituara më lart, të paktën nivelin e sigurisë EAL 3 të standardit ISO/IEC 15408, dhe nivelin e sigurisë E2 të dokumentit ITSEC, ose të kalojë vlerësimin sipas kërkesave të dokumentit FIPS 140-2 niveli 3+. Për detaje të mëtejshme mund t'i referoheni udhëzuesit Nr. 3, "Mbi shërbimin e certifikimit elektronik" që gjendet në faqen Informacion.

Standardet ETSI

Nënshkrimet Elektronike dhe CEN Workshop Agreement (CWAs)

Direktiva Europiane 1999/93/EC dhe procesi i standartizimit (Version Anglisht)

 
Home
Certifikimi
Ligje
Standarde
Regjistri
Informacion
Pyetje & përgjigje
Kriptografi
PKI
Prezantime
Arkiv
Kush jemi
Aktivitete
Të reja

Adresa:
Rr. "Asim Vokshi" nr. 19/1
Tiranë

Tel: 04-22-21039
Fax: 04-22-27040

Keshilli i Ministrave Ministri për Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e të Komunikimit E Albania Europian Telecomunication Standard Institute National Institute of Standards and Technology International Organization for Standardization