![]() |
|
|
PKI ėshtė shkurtim pėr Public Key Infrastructure - Infrastruktura e Ēelėsit Publik. Infrastruktura PKI ėshtė bashkėsia e tė gjitha organizatave, sistemeve (hardware, software), personelit, proceseve, politikave tė sigurisė dhe marrėveshjeve, tė cilat mundėsojnė funksionimin e teknologjisė me ēelėsa publikė pėr njė numėr tė caktuar pėrdoruesish. Shumė organizata dhe qeveri kanė aplikuar lloje tė ndryshme sistemesh PKI-je por, me termin infrastrukturė ne duhet tė kuptojmė bazat dhe arkitekturėn qė zakonisht pėrdoret nė kėto raste, nė transaksionet bankare, mbrojtjen e serverave, e-maile dhe rrjete private etj. Pėr tė marrë nė mėnyrė maksimale avantazhet qė na jep pėrdorimi i internetit dhe pėr tė pėrparuar nė tregtinė elektronike, disa probleme duhet tė zgjidheshin. Disa nga kėto janë: arritja e mėnyrave tė besueshme pėr verifikimin e identitetit tė personave dhe organizatave të ndryshme, siguria nė transmetimet elektronike tė dhėnave dhe kapja e ndryshimeve nga persona tė paautorizuar mbi to, sigurimi se, njė dokumenti i nisur apo marrė nė dorėzim nuk mund tė kundershtohet apo mohohet, mbrojtjen e tė dhėnave sensitive dhe ndalimi i aksesit pėr personat e paautorizuar etj. Pėr gjithė kėto ēėshtje, PKI-ja ofron zgjidhjen mė premtuese. Njė nėnshkrim elektronik, bazuar në PKI siguron siguri dhe integritet, ndėrsa njė sistem enkriptimi bazuar nė PKI jep sigurimin konfidencial tė operacioneve qė kanė tė bėjnė me tė dhėna sensitive. Teknologjia qė bėn tė mundur plotėsimin e kėtyre kritereve tė sigurisė nga PKI mundėsohet nga matematika asimetrike, ose kriptografia e ēelėsave publikė, e cila pėrdor dy "ēelėsa" tė lidhur matematikisht me njeri tjetrin, (tė cilėt janė vetėm string bit-esh), tė cilat enkriptojnë ose dekriptojnė tė dhėna. Njėri nga ēelėsat, bėhet publik pa kompromentuar sigurinė e ēelėsit tjetėr, tė cilin zotėruesi e mban privatisht. PKI ka tė bėjė edhe me kriptografinė simetrike, e cila pėrdor tė njėjtin ēelės pėr enkriptim dhe dekriptim, si dhe me disa protokolle tė tjerė kriptografie. PKI pėrdor kriptografinė me ēelėsa publike, e cila siguron njė nivel sigurie tė lartė pėr ruajtjen dhe transmetimin e informacioneve dhe tė dhėnave. PKI-ja lindi si nevojė rritjes sė sigurisė sė transaksioneve bankare dhe ruajtjen e tė dhėnave sensitive nė shoqėrinė tonė, duke pasur parasysh evolucionin dhe pėrdorimin gjithnjė nė rritje tė telekomunikacioneve dhe tregtisė elektronike. |
|
||||||||||||||
Adresa:
Tel: 04-22-21039 |
||||||||||||||

