|
|
|
Parlamenti i Shqipėrisė nė muajin shkurt 2008, miratoi Ligjin për Nënshkrimin Elektronik, dhe nė muajin maj 2009, Kėshilli i Ministrave miratoi rregulloren për Nënshkrimin Elektronik dhe atė tė Tarifave. Ligje tė tjera që janë, apo do tė miratohen nė tė ardhmen, si ato për prokurimet publike me mjete elektronike, tregtinë elektronike (e-commerce), qeverisjen elektronike (e-government), dokumentin elektronik (electronic document) etj. si dhe përdorimi i kartës së identitetit me kapacitetet qė disponon, do tė mundësojnë përdorimin nė shkallė tė gjerė tė nënshkrimit elektronik. Ligji, rregullorja dhe udhėzimet e tjera teknike i referohen Direktives sė Kėshillit Evropian 1999/93/CE. Kjo direktivė, i cila u aprovua nė vitin 1999 nga Kėshilli dhe Parlamenti evropian, krijoi kornizën ku u mbështet i gjithë legjislacioni pėr nėnshkrimin elektronik nė vëndet anėtare tė Bashkimit Evropian. Kjo Direktive lehtėsoi bashkëpunimin, dhe formoi njė sistem i pėrbashkėt referimi mes vëndeve anėtare tė BE dhe zones ekonomike evropiane. Direktiva 1999/93/CE, jo vetėm qė ėshtė e dobishme pėr t'u ndjekur, sepse ėshtė punuar nga specialistėt e vëndeve mė tė pėrparuara nė kėtė fushė, por është shumė e rėndėsishme pėr ēdo vënd qė ėshtė kandidat pėr të aderuar nė BE.
Në zbatim të Ligjit dhe VKM, Autoriteti ka nxjerrė dokumente strategjike, tė cilėt do tė jenė udhėzues me vlerė pėr tė gjithė ato qė do tė japin produkt ose pėrdorin nėnshkrimin elektronik. Kėto materiale gjenden nė format PDF nė rubriken Informacion. |
|
||||||||||||||
Adresa:
Tel: 04-22-21039 |
||||||||||||||
