Pyetje: Çfarë është
nënshkrimi elektronik?
Përgjigje: Një nënshkrim elektronik është
një mjet verifikimi elektronik. Ky term zakonisht përcaktohet
si verifikim i identitetit të zotëruesit dhe të dhënave
të nënshkruara.
Pyetje: Për çfarë shërben nënshkrimi
elektronik?
Përgjigje: Nënshkrimi elektronik garanton integritetin e të dhënave dhe siguron fshehtësinë e përmbajtjes së dokumentit elektronik. Gjithashtu, nënshkrimi elektronik shërben për të ndaluar shumëfishimin e një dokumenti elektronik nga persona të paautorizuar.
Pyetje: Çfarë janë certifikatat e kualifikuara?
Përgjigje: Certifikatat e kualifikuara janë certifikata
të lëshuara nga Ofruesit e Shërbimit të Certifikimit.
Ato i bashkëngjiten nënshkrimit elektronik dhe lidhin
atë me zotëruesin e këtij nënshkrimi, duke konfirmuar
identitetin e këtij të fundit. Certifikatat janë
publike dhe mund të gjenden në faqen zyrtare të çdo
Ofruesi të Shërbimit të Certifikimit.
Pyetje: Cila është vlefshmëria ligjore e
nënshkrimeve elektronike?
Përgjigje: Dokumenti elektronik, i cili përmban emrin
e nënshkruesit dhe nënshkrimin e tij të kualifikuar,
ka të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese
me dokumentin shkresor.
Pyetje: Ku duhet të drejtohemi për të zotëruar
një nënshkrim elektronik?
Përgjigje: Nënshkrimet elektronike të kualifikuara
dhe certifikatat e kualifikuara lëshohen nga Ofruesit e Shërbimit
të Certifikimit të regjistruar pranë Autoritetit
Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE). Një
listë e Ofruesve të Shërbimit të Certifikimit
mund të gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar
për Certifikimin Elektronik, www.akce.gov.al.
Pyetje: Çfarë janë Ofruesit e Shërbimit
të Certifikimit?
Përgjigje: Ofruesit e Shërbimit të Certifikimit janë
persona juridikë ose fizikë, të cilët lëshojnë
certifikata të kualifikuara dhe vula kohore të kualifikuara.
Pyetje: Çfarë është Vula kohore e
kualifikuar?
Përgjigje: Është një mjet, i cili konfirmon
se të dhënat elektronike janë paraqitur në një
kohë të caktuar. Klikoni këtu për më shumë 
|