|
|
|
Nė muajin Qershor 2010, Autoriteti Kombėtar pėr Certifikim Elektronik organizoi aktivitetin Mbi Nėnshkrimin dhe Dokumentin Elektronik. Nė ketė aktivitet morėn pjesė pėrfaqėsues tė gjithė komunitetit tė TIK, si drejtues sė sektorėve tė informatikės sė ministrive, sistemit bankar, shoqėrive tė ndryshme tė sigurimeve, pėrfaqėsues tė universiteteve, Shoqata Shqiptare e Teknologjisė se Informacionit (AITA), ekspertė tė huaj si Kryetari i Forumit Evropian pėr Autoritetet Mbikėqyrėse (FESA) tė nėnshkrimeve elektronike z. Silvester Adam dhe pėrfaqėsues tė Postes Italiane. Qėllimi i aktivitetit ishte njohja me ligjet pėr nėnshkrim dhe dokumentin elektronik dhe promovimi i pėrdorimit tė nėnshkrimeve elektronike nė Republikėn e Shqipėrisė.
Nė muajin Dhjetor 2010, Autoriteti Kombetar per Certifikimin Elektronik (AKCE) organizoi aktivitetin me temë “Një internet më i sigurt përmes kooperimit”. Aktiviteti u zhvillua ne bashkëpunim me AKSHI-n dhe me pjesemarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë së informacionit, të Internet Service Provider-ve në vend, operatorë të telefonisë celulare, përfaqësues të bankave, si dhe grupe të tjera interesi.
Nė muajin Tetor 2011, Autoriteti Kombetar per Certifikimin Elektronik (AKCE) zhvilloi ceremoninė e dorezimit tė cmimeve pėr studentė tė Fakultetit tė Shkencave Natyrore, punimet Master me temė Nėnshkrimin Elektronik. Tė pranishėm nė kėtė aktivitet ishin Ministri pėr Inovacion dhe TIK z.Genc Pollo, Drejtori i Autoritetit Kombėtar pėr Certifikim Elektronik z.Sadi Hoti, Dekani i Fakultetit tė Shkencave Natyrore z.Ilirian Malollari dhe tė ftuar tė tjerė.
Si institucioni mbikėqyrės dhe rregullator i nėnshkrimeve elektronike, AKCE kryen edhe promovimin, nxitjen e pėrdorimit dhe sensibilizimin pėr rėndėsinė e komunikimeve elektronike tė sigurta. Pėr kėtė, AKCE dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore, Departamenti i Informatikės, nėnshkruan para disa muajsh marrėveshjen nga e cila buron edhe konkursi qė sapo pėrfundoi.
|
|
|
||||||||||||||
Adresa:
Tel: 04-22-21039 |
||||||||||||||
